Akreditohen 6,548 vëzhgues

Akreditohen 6,548 vëzhgues

05 tetor 2017 12:08

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar edhe 6 mijë e 548 vëzhgues të tjerë për zgjedhjet lokale, por gjithashtu është ngritur edhe si shqetësim çështja e vonesave dhe mos pagesës së komisionerëve.

Në mbledhjen e radhës anëtari i KQZ-së, Betim Gjoshi përmendi edhe problemin e personave që janë kategoritë sociale, dhe veteranët, dhe të cilëve mund t’iu ndalet paga mujore për shkak se janë të angazhuar në zgjedhje.

Sipas tij, janë mbi 22 mijë persona që i ndalet pagesa për shkak të angazhimit në zgjedhje, transmeton Kosovapress.

“Mos t’i penalizojmë këta njerëz që po kontribuojnë për proces zgjedhor. E dyta ne kemi probleme me pagesat e komisionerëve, e di që keni marrë disa masa por kushtoni rëndësi më të madhe të mos përsëritet”, tha ai.

Një sqarim u mundua ta jap kryeshefi. Kurse, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se

“Ne edhe herën e kaluar kemi kontaktuar por kemi marrë përgjigjen që është çështje ligjore që nuk mundet me vendim të posaçëm me u ndrru, sepse ligji e përcakton ashtu, por ne prapë kontaktojmë dhe do të na vjen e njëjta përgjigje”, tha ajo.

Për mos pagesën e komisionerëve foli edhe anëtari tjetër i KQZ-së, Adnan Rrustemi.

“Ne kemi ende raste që nuk janë paguar komisionarët dhe për zgjedhje lokale, përveç se janë në fund të vitit dhe mund të kemi telashe me pagesa, i kemi edhe dy rande, dhe po ua kujtoj një vendi që me i marrë që kryesusi i këshillave të vendvotimeve për raundin e dytë dhe kjo nënkupton me ndërlikuar edhe administrimin e pagesave“, tha ai.

Këtyre shqetësimeve iu përgjigjur edhe kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi.

“Jemi ballafaquar me atë se llogarit që nuk kanë qenë aktive dhe përveç kësaj një problem është se disa banka nuk po hapin llogari për personat që nuk është në listë të pagave“, tha ai.

Anëtari i KQZ-së, Sami Hamiti i ka kërkuar kryeshefit që pagesat për këto zgjedhje dhe ato të balotazhit të bëhen brenda këtij viti, pasi nëse kjo nuk ndodhë, paratë merren nga Qeveria si suficid, gjë që do të kishte problem për pagesa në vitin e ardhshëm për shkak se nuk ka zgjedhje.

“Keni kohë të mjaftueshme, një muaj që t’i bëni pagesat dhe mos të mbet asnjë për vitin e ardhshëm, uroj që ta bënë edhe pse nuk besoj që do ta bëni por po ta përkujtoj”, tha ai.

Edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka pati një kërkesë për kryeshefin.

“ Kryeshef ndoshta do të ishte mirë që krejt këto pengesa, gabimet me nis për t’i verifikuar qysh tash, edhe ato që bankat nuk hapin llogari dhe me ia shpjegu komisionerëve që duhet ta sjellin xhirollogarinë e vet dhe jo të vëllait e të motrës pasi ka pas shumë edhe asi raste“, tha ajo.

Në këtë mbledhje po ashtu u bë zëvendësimi i anëtarit të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, Rahim Ajetin me Besart Hajredinaj.

Deri më tani numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit është: 31 mijë e 665 vëzhgues.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme