Përleshje gjatë tubimit parazgjedhor në Vërshec të Suharekës Foto: Ilustrim

Përleshje gjatë tubimit parazgjedhor në Vërshec të Suharekës

05 tetor 2017 10:41

Gjatë një tubimi elektoral në të cilin kanë marrë pjesë banorët e fshatit Vërshec të Suharekës, si dhe njëri nga kandidatët për kryetar të Komunës së Suharekës, gjatë diskutimit lidhur me një burim të ujit në fshat u shkaktua një zënkë në mes tyre, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar i cili pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme