Haradinaj premton kryerjen e autostradës Prishtinë – Pejë e ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë

Haradinaj premton kryerjen e autostradës Prishtinë – Pejë e ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë

05 tetor 2017 09:35

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbrëmë mbajti fushatë zgjedhore në Deçan, në të cilën foli edhe kryeministri i vendit njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, transmeton Koha.net.

Ai premtoi shumë investime në këtë komunë që do t’i realizojë si kryeministër e foli për autostradën Prishtinë – Pejë e cila, tha ai, do përfundojë vitin 2018.

“Për autostradën e Dukagjinit sot kam kërkuar të ndahen 80 milionë euro. Pra që në autostradën Prishtinë -në Pejë, mos të shkohet me nga pesë km në vit, por të kryhet vitin që vjen. Sepse, me nga dhjetë milionë euro dhe 7-8 km ajo nuk kryhet deri më 2030-ën. Ka ndërrua koha tash, autostrada ka për të përfunduar në vitin që vjen, ashtu që kur të bjerë bora e vitit tjetër, ajo do të bjerë mbi asfalt, mbi auto rrugën e Dukagjinit. Dy ministrat e qeverisë së Kosovës e dinë këtë, Bedri Hamza e ka dëgjuar prej meje, e di Pal Lekaj, edhe unë e di ”, tha ai.

Haradinaj premtoi realizimin edhe të rrugës Deçan – Plavë.

Ai ka premtuar po ashtu se auto rruga prej Kline deri në Gjakovë ka për të filluar në vitin që vjen. Kryeministri përmendi edhe një autostradë tjetër, fizibiliteti i të cilës do të nisë vitin që vjen.

Fjala është për projektin e autostradës nga Istogu-Peja-Deçani-Gjakova-Prizreni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme