Abrashi planifikon ndërtimin e një nënkalimi te Shkolla e Mjekësisë

Abrashi planifikon ndërtimin e një nënkalimi te Shkolla e Mjekësisë

04 tetor 2017 22:29

Gjatë një vizite në lagjen “Ulpiana”, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se po planifikon ndërtimin e një nënkalimi te Shkolla e Mjekësisë, sepse kjo pikë po shihet si një nga bllokadat kryesore të trafikut në këtë lagje, njofton kumtesa partiake.

“Po e shqyrtojmë mundësinë e ndërtimit të një nënkalimi te Shkolla e Mjekësisë, për dy arsye. E para lehtësohet trafiku, të cilin e pengojnë këmbësorët dhe e dyta ka të bëjë me rritjen e sigurisë për nxënësit dhe qasjen e tyre më të lehtë në shkollë”, tha Abrashi.

Ai potencoi nevojën që të intervenohet me fasadimin e ndërtesave tek rrethi, për të përmirësuar pamjen e kësaj zone, por edhe për t'i izoluar banesat, ku do të kursehej energjia, transmeton Koha.net.

Abrashi ka shprehur pakënaqësi me nivelin e mirëmbajtjes së terreneve sportive dhe hapësirave të gjelbëruara në këtë lagje, për të cilat tha se Programi i tij i kushton rëndësi të posaçme.

Kandidati i LDK-së për Prishtinën ka prezantuar planin edhe për përmirësimin e rrjetit të kanalizimit në disa zona të “Ulpianës”, të cilat kanë probleme.

Abrashi ju ka premtuar të rinjve të lagjes se përveç mirëmbajtjes së terreneve sportive, ai ka plane për ndërtimin e këndeve të tjera sportive dhe rekreative.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme