“Lladrovci merr përkrahje në tri fshatra”

“Lladrovci merr përkrahje në tri fshatra”

04 tetor 2017 22:17

Takimet në tri fshatra, kandidatin e PDK-së për kryetar në Drenas, Ramiz Lladrovcin e kanë bërë krenar, madje ai ka theksuar se fshatrat Vuçak, Negroc dhe Gjurgjicë e bëjnë krenar edhe PDK-në.

Lladrovci ka theksuar se Forca e Ndryshimit, e bën të gatshëm të përballet me nevojën dhe kërkesën e qytetarit, me administratë të përgjegjshme, arsim e shëndetësi cilësore, me kushte për investitorët dhe bursa për studentë, me subvencione për bujqësi dhe kushte infrastrukturore.

Këtu është postimi i plotë i Lladrovci në rrjetin social:

"Në zonën e qëndresës heroike të historisë tonë të re, në Vuçak, Negroc e Gjurgjicë, takova bashkëqytetarë të gatshëm për të vazhduar ndryshimin edhe në mandatin e ardhshëm. Përkrahja e fuqishme që gjeta këtu, më bën mua krenar dhe PDK-në.

Në jemi Forca e Ndryshimit, të gatshëm të përballemi me nevojën e kërkesën e qytetarit, me administratë të përgjegjshme, arsim e shëndetësi cilësore, me kushte për investitorët dhe bursa për studentë, me subvencione për bujqësi dhe kushte infrastrukturore.

Këtu deklarova se Drenasi ka filluar ndryshimin, sepse ne kemi vullnetin dhe dijen për ta bërë Drenasin mostër të qeverisjes së mirë, në shërbim të qytetarit, sundimin e ligjit dhe transparencën. Faleminderit për mikpritjen. Në punojmë!"

Komentet

Shto koment

Të ngjashme