Zgjedhjet lokale

Lutfi Haziri: E kemi larguar depresionin prej Gjilanit

Qytetarët e “2 Korrikut” të Gjilanit e kanë mirëpritur dhe falënderuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, për siç thanë ata, investimet e mëdha infrastrukturore në këtë lagje gjatë mandatit katër vjeçar, njofton kumtesa partiake .

“Kjo nëndegë ka qenë tradicionalisht e organizuar. Më lejoni t’ju falënderoj për mbështetjen në të gjitha fazat. Kjo neve na obligon të punojmë edhe më shumë gjatë katër viteve të ardhshme”, ka deklaruar kryetari Lutfi Haziri, duke iu drejtuar simpatizantëve, transmeton Koha.net.

Ai, përveç tjerash, tha se LDK e ka larguar depresionin ekonomik dhe politik prej Gjilanit.

Kryetari aktual dhe Gjilanit është zotuar se projekti kryesor që e prek lagjen “2 Korriku” është ndërtimin e shtratit të lumit “Stanishorka”.

“Mjetet i kemi siguruar nga Qeveria e Austrisë dhe së shpejti do të fillojmë të punojmë në këtë projekt kapital”, ka shtuar kryetari Haziri.