Ibrahim Kryeziu premton zhvillim në Rahovec

Ibrahim Kryeziu premton zhvillim në Rahovec

04 tetor 2017 19:21

Kandidati për kryetar të Rahovecit nga LDK, Ibrahim Kryeziu, ka prezantuar programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, duke thënë se ka programin më të mirë për të udhëhequr me komunën.

Ai ka thënë se ka projekte konkrete për të gjitha fushat për të cilat ka nevojë, sikurse janë arsimi, shëndetësia, bujqësia, punësimi i të rinjve..

Ai po ashtu ka thëne se do të bëjnë investime në infrastrukturë, rrjetin e ujitjes, ndërsa në arsim do të punojë për depolitizimin e arsimit.

Avdullah Hoti, shef i grupet parlamentar të LDK-së, i cili është edhe kryetar i degës së LDK-së në Rahovec, i ka ftuar qytetarët e Rahovecit ta votojnë kandidatin e tyre pasi sipas tij është i vetmi që ka program konkret, transmeton kp .

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se prioritet mbetet zhvillimi ekonomik për të gjitha komunat, pasi këtë sipas tij LDK-ja e ka dëshmuar edhe në qeverisjen e fundit në nivel qendror.

“Ne si LDK jemi përcaktuar se si prioritet i qeverisjes në nivel lokal të jetë ajo që ne e kemi mbajt në nivelin qendror. Është zhvillimi ekonomik. Mendojmë që asnjë prioritet tjetër nuk duhet ta kemi para zhvillimit ekonomik , para punësimit të të rinjve dhe të rejave, të njerëzve të papunësuar , të atyre që kërkojnë punë në Rahovec dhe tërë Kosovë. Prandaj, ne do të ju ofrojmë program më të mirë dhe ju garantoj që askush në Kosovë nuk mund të ofrojë program më të mirë se LDK-ja. Po ashtu, po ju ofrojmë qeverisje të mirë të implementimit të këtij programi, sepse gjithë të tjerët janë cilësuar me qeverisje të keqe, të qeverisë vendin pa asnjë aferë dhe pa asnjë problem për tre vite. I kemi qeveris 9 komuna në Kosovë dhe nuk e kemi pasur asnjë problem në 9 komuna dhe kemi të drejtë që të kërkojmë që të qeverisim edhe komunat tjera sepse po qeverisim mirë”, tha Mustafa.

I pari i partisë Isa Mustafa, i ka ftuar rahovecianët që të përkrahin programin e Kryeziut, duke thënë se është i vetmi kandidat që ka program konkret që ka në fokus zhvillimin ekonomik.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme