Xhemajlaj i Drenasit premton mbështetje për sportistët

Xhemajlaj i Drenasit premton mbështetje për sportistët

04 tetor 2017 18:25

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga Nisma për Kosovën, Isa Xhemajlaj qëndroi sot për vizitë pune në Klubin e Volejbollit “Gryka” në Drenas, ku është njohur me problemet me të cilat ata ballafaqohen.

Me këtë rast u ngrit si çështje nga kryesia e klubit, mungesa e buxhetit që është edhe baza më e ndjeshme e funksionimit si klub.

Xhemajlaj u njoftua për gjendjen e vështirë që ndodhet si klub, ku nuk po munden t’i mbulojnë shpenzimet esenciale, të cilat i kanë për ndeshjet e zhvilluara në dy sezone.

Kandidati i Nisma fillimisht i përgëzoi kryesin e klubit për punën të cilët ata e bëjnë, si dhe i falënderoi lojtaret për angazhimin e tyre në këtë klub, i cili po lë gjurmë të suksesit në historinë më të re të Drenasit.

Ai po ashtu premtoi se gjatë qeverisjes së tij 4-vjeçare subvencionimi i klubeve sportive do të trajtohen më seriozitetin më të madh dhe do të zgjidhen përfundimisht të gjitha shqetësimet e ngritura.

“Ne nuk do të bëjmë diskriminim për asnjë klub dhe do ta kenë përkrahjen më të madhe financiare dhe morale shumë më të madhe, ku sportistët tanë do të jenë krenarë me përkrahjen dhe vlerësimin e punës së tyre”, tha Xhemajlaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme