Ahmeti premton 251 banesa për raste sociale në Prishtinë

Ahmeti premton 251 banesa për raste sociale në Prishtinë

04 tetor 2017 14:57

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në mandatin e parë shumëfishoi buxhetin për rastet sociale, prej vitit në vit.

Duke e parë gjendjen e rëndë ekonomike të shumë familjeve, qysh në vitin 2014 Shpend Ahmeti ndau 100 mijë euro për kategoritë sociale, kurse në vitin 2015 kjo shumë u rrit në 250 mijë euro.

Gjatë tërë mandatit të parë, janë ndarë mbi 800 mijë euro ndihma sociale shtesë për familjet në nevojë.

Me këtë rast, janë përkrahur direkt financiarisht 1910 familje.

“Në fund të vitit 2014, 11 familje u larguan nga kontejnerët ku kishin banuar për vite të tëra pa kushte elementare për jetesë. Të gjitha këto familje tani jetojnë në shtëpi ose banesa, qiranë për të cilat e paguan Komuna”, thuhet në njoftim.

Për më tepër, së fundmi, u ndanë edhe 50 banesa të tjera për rastet sociale, përmes një konkursi publik transparent, në mënyrën më të drejtë të mundshme, bëhet e ditur më tej e ditur.

Ahmeti brenda zotimeve të tij për mandatin e radhës, ka listuar edhe strehimin e 251 familjeve që vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë ekonomike. Ky fond banesor sigurohet përmes lirimit të banesave që ka marrë stafi politik i qeverisjes së LDK-së, si dhe përmes zëvendësimit të një pjese të taksës së ndërtimit me banesë që i jepet Komunës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme