Kusari-Lila prezanton kandidatin për këshilltar nga radhët e personave me aftësi të kufizuara

Kusari-Lila prezanton kandidatin për këshilltar nga radhët e personave me aftësi të kufizuara

04 tetor 2017 14:26

Në kuadër të aktiviteteve elektorale, kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka qëndruar sot në qendrën e personave me aftësi të kufizuar “Handikos”, ku është takuar me stafin menaxhues, familjarët dhe personat që marrin shërbime nga kjo qendër.

Fillimisht, drejtoresha e qendrës Handikos, znj. Brilanta Ballata, në emër të gjithë personave me aftësi të kufizuar të Komunës së Gjakovës, ka falënderuar kryetaren Kusari Lila për angazhimin rreth projektit të qendrës dhe mbështetjen e treguar gjatë katër viteve qeverisje.

Në adresimin e saj, kandidatja për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, është shprehur e lumtur që ky takim është i fundit që mbahet në objektin e vjetër dhe ka shfaqur bindjen për një bashkëpunim dhe më të madh gjatë katër viteve të ardhshme.

“Sot më vjen mirë që gjërat kanë ecur përpara, sidomos arritja e marrjes së donacionit nga organizata “Save the Children”, për objektin e ri të qendrës Handikos. Komuna e Gjakovës mbetet shembull i të drejtave të barabarta për secilin qytetarë të saj. Bashkëpunimin me ju nuk e konsideroj bashkëpunim politik, por çështje të përgjegjësisë morale dhe institucioanle për të vazhduar bashkë me punë dhe projekte që lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën tuaj”, u shpreh ndër të tjera kryetarja Kusari Lila.

Gjatë këtij takimi është prezantuar edhe kandidati për asamblenë komunale nga radhët e Alternativës, e që është edhe përfaqësues i personave me aftësi të kufizuara, z. Besfort Golaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme