Vllahiu zotohet për përmbushjen e obligimeve ndaj fëmijëve

Vllahiu zotohet për përmbushjen e obligimeve ndaj fëmijëve

04 tetor 2017 13:56

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu, sot ka zhvilluar takim me Organizatën Joqeveritare “KOMF”.

Vllahiu i dëgjoi pakënaqësitë e kësaj organizate dhe nënshkroi edhe dokumentin e zotimit për përmbushjen e obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive karshi fëmijëve.

“Në mëngjes kishim vizitën në KOMF, rrjetin e organizatave joqeveritare që përkujdesen për shtresën më të rëndësishme të shoqërisë - për fëmijët. Nënshkrova edhe një dokument zotimi për të përmbushur obligimet, detyrat dhe përgjegjësitë karshi fëmijëve. E ardhmja jonë, fëmijët, duhet ta kenë të shtruar rrugën e përparimit. Do të krijoj fond të veçantë në komunë për fëmijët, posaçërisht për ata me aftësi të kufizuara, për ata në strehimore. Më shumë mësues, të profesionalizuar, për fëmijët në nevojë. Për të gjithë arsimin cilësor. Mbi të gjitha, siguri. Ta luftojmë me gjithëpërfshirje, dukurinë negative në shkollë, në shoqëri. Policia komunale me 1000 policë, me 1000 kamera sigurie, zgjidhje për Prishtinën. Me fëmijët për të ardhmen e tyre në një qytet me perspektive. #PërPrishtinën e së ardhmes. #50”, ka shkruar Vllahiu në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme