Ahmeti: 1.5 milion euro në vit për bujqit e Prishtinës

Ahmeti: 1.5 milion euro në vit për bujqit e Prishtinës

04 tetor 2017 13:43

Komuna e Prishtinës, 90 për qind të sipërfaqes së vet e ka zonë rurale. Gjatë 4 viteve të kaluara e kemi krijuar Drejtorinë e Bujqësisë, në mënyrë që të mund t’iu ndihmojmë sa më shumë bujqve të Prishtinës, përmes subvencioneve dhe granteve.

Kështu ka deklaruar kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që është kandidat edhe për një mandat në këtë post.

Ai sot vizitoi disa nga serat ku, sipas komunikatës së VV-së, “shihet rezultati konkret i ndihmës së Komunës ndaj bujqve”, me qëllim që të rritet sa më shumë prodhimi dhe cilësia e prodhimeve tona.

“Një pjesë e madhe e tokës në Prishtinë, është e kategorisë A. Këto produkte, përmes tregut të prodhimeve vendore, arrijnë deri tek qytetarët që janë të interesuar t’i blejnë ato. Para një viti e gjysmë kemi nënshkruar kontratë me qeverinë austriake dhe agjension zhvillimore austriak ADA, për grante për bujqësi. Ne përveç 500 mijë eurove për subvencione, japim edhe 500 mijë euro tjera për grante, si dhe qeveria austriake do t’i japë edhe 500 mijë euro shtesë. Me këta hapa konkret, kemi arritur që ta rrisim ndihmën financiare për bujqit tanë, në 1 milionë e 500 mijë euro në vit”, tha Ahmeti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme