Veseli dhe Gashi premtojnë zhvillim ekonomik për Kamenicën

Veseli dhe Gashi premtojnë zhvillim ekonomik për Kamenicën

04 tetor 2017 13:39

Kandidati për kryetar të Kamenicës nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi, ka shpalosur sot programin për zhvillim ekonomik në këtë komunë.

Bashkë me Gashin, në shpalosje të këtij programi ishte edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili tha se Kujtim Gashi do të jetë më afër qytetarit dhe PDK do të jetë shtytës në çdo projekt ekonomik.

Sipas tij, Kamenica do të kalojë epokën e izolimit duke u qasur në autostradë, ndërsa shtoi se Gashi është i pa kompromis në luftën kundër korrupsionit dhe do të qeverisë me transparencë.

“Gashi do të jetë afër qytetarit, ndërmarrësit, fermerit, arsimtarit”, tha Veseli.

Gashi u zotua se gjatë mandatit të tij qeverisës do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik, investime dhe përkushtim në parkun e biznesit.

Kandidati i PDK-së për Kamenicën u zotua në ngritjen e kapaciteteve dhe aftësimit të gjeneratave për sektorin e ekonomisë dhe hapjen e 1000 vendeve të reja të punës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme