Ahmeti synon mandat të ri me asamble jo të cunguar

Ahmeti synon mandat të ri me asamble jo të cunguar

03 tetor 2017 21:02

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se është optimist për një mandat tjetër katërvjeçar në kryeqytet, por kësaj here, jo të “cunguar” në asamble.

Ai ka thënë se synon një fitore më të fuqishme. Banimi publik është ndër projektet të cilat i kanë ngelur ‘zhig’ Ahmetit, projekt ky për punëtorët e sektorit publik. Sipas tij, përmes një kësti të vogël mujor, punëtorët e sektorit publik pas 10 vitesh do të bëheshin me banesë.

“Ideja ishte që me një shumë të vogël parash cdo muaj të paguaj një qira e cila nëse punon 10 vite në sektorin publik e paguan banesën”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Qëllimi i një projekti të tillë, sipas Ahmetit, është motivimi i qytetarëve që të punojnë në sektorin publik. Kryesuesi i Kuvendit, Halim Halimi e dështoi projektin duke votuar kundër këtij programi. Ai ka thënë se, në rast të fitores, menjëherë në javën e dytë do ta prezantoj në Kuvend Komunal.

Prioritetet e prioriteteve për kandidatin e LVV-së janë “pastrimi i Prishtinës, mobliteti, hapësirat nëpër lagje, mirëqenia sociale dhe fillimi i një programi të shujtave për njerëzit në nevojë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme