Rinia e LDK- së në Gjilan në përkrahje të Hazirit

Rinia e LDK- së në Gjilan në përkrahje të Hazirit

03 tetor 2017 19:43

Java e parë e fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan po karakterizohet me takime maratonike me të gjitha strukturat dhe qytetarët e kësaj komune, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Në vazhdën e këtyre takimeve, në emër të Shtabit të Degës, Arbër Ismajli ka mbledhur kryetarët e nëndegëve të Forumit të Rinisë së LDK’së, prej të cilëve është informuar për angazhimet e mëdha të tyre në terren dhe mobilizimin e jashtëzakonshëm për ta bërë fitoren e madhe të Lutfi Hazirit më 22 tetor.

Rina Ahmeti, kryetare e Forumit të Rinisë, ka deklaruar se është e lumtur me unitetin e jashtëzakonshëm që po mbretëron brenda kësaj strukture të partisë, duke thënë se është shembulli më i mirë i funksionimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme