Abrashi zotohet për ndërtimin e një shkolle në Sofali

Abrashi zotohet për ndërtimin e një shkolle në Sofali

03 tetor 2017 19:29

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, gjatë një vizite që i ka bërë lagjes “Sofalia”, ka premtuar ndërtimin e një shkolle dhe kthimin e investimeve në lagje, të cilat kanë munguar gjatë mandatit të fundit të pushteti lokal, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net .

“Vlerësojmë se duhet të bëhen investime të mëdha në ‘Sofali’. Ne veç kemi identifikuar disa prej investimeve fillestare të cilat do të vijnë në vitin e parë të qeverisjes sonë. Do të fillojmë me atë që ndërlidhet me ardhmërinë e fëmijëve tanë dhe ajo ka të bëjë me ndërtimin e një shkolle në parcelat shumë afër lagjes”, ka thënë Abrashi.

Ai potencoi se do të investojnë në trotuare, në përmirësimin e rrjetit të kanalizimit, dhe çështjet tjera të cilat janë shqetësuese për këta banorë, siç është rasti me eliminimin e problemit me qentë endacakë, të cilët po shkaktojnë problem me sigurinë e qytetarëve.

“Ajo çka mund të themi është se nuk do ta harrojmë ‘Sofalinë’ siç është bërë viteve të fundit. Do të investojmë me një plan konkret, i cili është i definuar dhe i buxhetuar në programin tonë”, pohoi Abrashi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme