Zgjedhjet lokale

QMF e studentëve bëhet me laborator

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) tek Qendra e Studenteve, nga sot është funksional edhe laboratori, ku studentët mund t’i bëjnë analizat e nevojshme për problemet e tyre shëndetësore.

“Si Komunë, ne obligohemi që të sigurojmë shëndetësinë primare vetëm për banorët e Prishtinës, e jo edhe për studentët që vijnë nga komunat tjera. Mirëpo, vullneti jonë politik ka bërë që kjo QMF të rinovohet, dhe t’iu shërbejë të gjithë studentëve që studiojnë në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.