Abrashi në Velani zotohet se për një vit do t’i zgjidhë problemet me urbanizmin në Prishtinë

Abrashi në Velani zotohet se për një vit do t’i zgjidhë problemet me urbanizmin në Prishtinë

02 tetor 2017 20:29

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë të hënën, gjatë një vizite në Lagjen “Velania”, se pas fitores në zgjedhjet e 22 tetorit, brenda një viti do t'i zgjidhë problemet e urbanizmit në Prishtinë.

“Kërkesat e qytetarëve nuk janë të mëdha, pasi kanë të bëjnë me mirëmbajtje të rrugëve, parqeve, me qentë endacakë, me sistemet e kanalizimit. Ne kemi plane konkrete për këto probleme, ndërsa mendojmë ta zgjerojmë edhe ngrohjen qendrore për këtë pjesë, pastaj të shikojmë zgjidhjen e çështjet e ashensorëve”, ka thënë Abrashi.

Kandidati i LDK-së për Prishtinën ka thënë se infrastruktura në “Velani” ka degraduar.

Ndriçimi publik po ashtu ka qenë brengë e qytetarëve, për të cilën Abrashi ka premtuar zgjidhje. Ai ka shtuar se do të ndërtohen edhe parkingje nëntokësore, pasi një gjë e tillë e lehtëson edhe relievin e kësaj pjese të kryeqytetit.

Ndërsa, kandidati i LDK-së për asamblist, Naser Gashi ka kërkuar votën e qytetarëve për këtë subjekt, duke u zotuar në realizimin e premtimeve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme