Vllahiu: Kodra e Trimave është lënë pasdore, është nëpërkëmbur

Vllahiu: Kodra e Trimave është lënë pasdore, është nëpërkëmbur

02 tetor 2017 18:03

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu, ka vizituar lagjen Kodra e Trimave, ku është takuar me familje dhe biznese të vogla.

Duke ju kushtuar rëndësi të veçantë secilit individ dhe duke dëgjuar hallet dhe problemet e të gjithë bizneseve, Vllahiu u nda tejet i zhgënjyer nga qeverisja e kaluar.

Pas vizitës në Kodrën e Trimave, Vllahiu u shpreh se Kodra e Trimave, është lënë pas dore, është nëpërkëmbur.

“Një zonë ekonomike me mundësi punësimi dhe prodhimi. Zhvillim, përfshirje të të rinjve”, ka thënë Vllahiu, duke thënë se ai ofron zgjidhje për gjithë infrastrukturën, transport publik, qendër rekreacioni, shkollë, çerdhe.

“Sa padenjësisht janë trajtuar këta qytetarë”, ka thënë më tej ai.

Për këtë zonë Vllahiu ka premtuar edhe zvogëlim taksash në pronë, ndihmë bizneseve me zvogëlim taksash.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme