Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu, ka vizituar lagjen Kodra e Trimave, ku është takuar me familje dhe biznese të vogla.
Duke ju kushtuar rëndësi të veçantë secilit individ dhe duke dëgjuar hallet dhe problemet e të gjithë bizneseve, Vllahiu u nda tejet i zhgënjyer nga qeverisja e kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas vizitës në Kodrën e Trimave, Vllahiu u shpreh se Kodra e Trimave, është lënë pas dore, është nëpërkëmbur.
“Një zonë ekonomike me mundësi punësimi dhe prodhimi. Zhvillim, përfshirje të të rinjve”, ka thënë Vllahiu, duke thënë se ai ofron zgjidhje për gjithë infrastrukturën, transport publik, qendër rekreacioni, shkollë, çerdhe.
“Sa padenjësisht janë trajtuar këta qytetarë”, ka thënë më tej ai.
Për këtë zonë Vllahiu ka premtuar edhe zvogëlim taksash në pronë, ndihmë bizneseve me zvogëlim taksash.
{gallery}