Kusari Lila: Për katër vite është rikthyer stabiliteti në ndërmarrjet publike komunale

Kusari Lila: Për katër vite është rikthyer stabiliteti në ndërmarrjet publike komunale

02 tetor 2017 16:22

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, në vazhdën e takimeve të shumta, sot ka vizituar ndërmarrjen komunale “Çabrati” dhe ndërmarrjen “Stacioni i Autobusëve”.

Me këtë rast, kryetarja Kusari Lila ka takuar bordet dhe menaxhmentet e dy ndërmarrjeve, ku ka diskutuar për situatën aktuale, sfidat dhe objektivat për katër vitet e ardhshme.

“Jam shumë e lumtur që sot kemi një situate stabile në dy ndërmarrjet publike komunale ‘Çabrati’ dhe ‘Stacioni i Autobusëve’, veçmas kur tashmë dihen edhe asetet e ndërmarrjeve por gjithashtu janë kryer edhe obligimet e shumta financiare që kanë qenë si pasoj e keqmenaxhimit gjatë viteve të më parshme në këto ndërmarrje”, ka thënë Kusari – Lila.

“Jemi në situatën ku objektivat tona do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve, si në menaxhimin e mbeturinave por edhe në rikthimin e trafikut urban në kompetenc të ndërmarrjes ‘Stacioni i Autobusëve’. Komuna për këtë rast ka ndihmuar Stacionin e Autobusëve me subvencione për sigurimin e dy autobusëve shtesë për të operuar në trafikun urban”, tha ndër të tjera kryetarja Kusari Lila gjatë dy takimeve të ndara me menaxhmentin e dy ndërmarrjeve komunale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme