Ahmeti thotë se nga sot në çdo pjesë të qytetit do ta prezantojë programin qeverisës

Ahmeti thotë se nga sot në çdo pjesë të qytetit do ta prezantojë programin qeverisës

02 tetor 2017 15:54

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka thënë se duke filluar nga sot, do të prezantohet në çdo pjesë të qytetit programi qeverisës.

Nga sot, në çdo pjesë të qytetit do ta prezantojmë programin tonë qeverisës për mandatin tonë të radhës në Prishtinë, program ky i ndarë në 10 fusha me 100 zotime.

Qëllimi është që qytetarët të kenë mundësi t’i takojnë kandidatët tanë për asamble komunale, dhe bashkë me ta t’i diskutojnë detajet e programit.

“Asamblistët tanë do të jenë krahu i Prishtinës. Është tepër e rëndësishme që karshi votës për kryetar të jetë edhe vota për asamble, për shkak se Kuvendi Komunal vendosë për gjëra të rëndësishme për jetën e qytetarëve”, tha Ahmeti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme