Vllahiu premton fond të posaçëm për personat me aftësi të kufizuara

Vllahiu premton fond të posaçëm për personat me aftësi të kufizuara

02 tetor 2017 13:05

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu, ka vizituar Shoqatën e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës 'HANDIKOS', të cilëve iu ka premtuar qasja në secilin objekt në Prishtinë, rritje të numrit të të punësuarve nga ky komunitet dhe transport adekuat publik.

Vllahiu ka pasur mundësinë që t'i dëgjoj problemet dhe barrierat e kësaj Shoqate dhe u zotua se do Shoqatat si kjo do të jenë prioritet gjatë qeverisjes 4 vjeçare të tij.

Postimi i Vllahiut në Facebook:

"Në Shoqatën Handikos për t’u njohur më për së afërmi me shqetësimet dhe sfidat e komunitetit të personave me aftësi të kufizuara. Barazia, gjithëpërfshirja, respekti dhe vlerësimi i secilit qytetar të Prishtinës janë vlerat e shoqërisë sonë. Qasja në secilin objekt në Prishtinë edhe në ndërtesa publike edhe në banesat kolektive, rritja e numrit të të punësuarve nga ky komunitet, transport adekuat publik, përfshirje në arsim, shtim të numrit të mësimdhënësve për nevojat e komunitetit, fond të posaçëm për nevojat e komunitetit të personave me aftësi të kufizuara do të jenë prioriteti ynë. Zbatim të plotë të ligjit. Ta respektojmë njeriun tonë, qytetarin tonë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme