Çelaj shpalos programin për trafikun urban

Çelaj shpalos programin për trafikun urban

02 tetor 2017 12:54

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës Lirak Çelaj ka paraqitur planin konkret se si do ta organizojë trafikun urban në Prishtinë në mënyrë që të jetë më e mirë dhe më e lehtë lëvizja e lirë qoftë për makinat qoftë për njerëzit.

Ai ka paraparë që rruga “Agim Ramadani”, “Luan Haradinaj” dhe rruga “UÇK” të bëhen njëkahëshe.

Ndërsa në këtë ai ka paraparë edhe tri parkingje. Në këtë aspekt Çelaj tha se do të bëjnë shtigje për biçiklistë pasi nuk është bërë asgjë nga qeverisja aktuale, transmeton Koha.net.

Çelaj tha se përveç lojërave me autobus asgjë tjetër nuk është bërë në trafikun urban.

Pretendenti për kreun e Prishtinë tha se do ta bëjnë edhe zonën e gjelbër të parkingut e cila do të shërbej vetëm për banorët e lagjes përkatëse pasi ka shume ankesa se të tjerët po ua zënë parkingun.

Po ashtu ai tha se do të jetë edhe zona e bardhë e parkingjeve e cila do të shërbej për ata që vijnë në qendër të për kryer ndonjë punë administrative por që do të jetë me orar të limituar prej dy orëve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme