Kusari-Lila premton përmirësime në Moglic dhe përkrahje të talenteve të rinj

Kusari-Lila premton përmirësime në Moglic dhe përkrahje të talenteve të rinj

01 tetor 2017 20:39

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka qëndruar sonte në fshatin Moglic, ku është takuar me banorët e këtij fshati.

Kusari Lila, pasi që ka prezantuar disa nga të arriturat kryesore të Komunës së Gjakovës gjatë katër viteve të fundit, ka shfaqur bindjen se puna dhe angazhimi për finalizimin e suksesit për Gjakovën do vazhdoj edhe për katër vite të tjera.

"Fshati Moglic si lokalitet i rëndësishëm në Komunën e Gjakovës, do të përfitoj shumë me ndërtimin e urës së re, ndërtimin e stazave të ecjes për në Shkugëz, si dhe me projektin e hyrje daljeve e cila përfshin daljen drejt Republikës së Shqipërisë. Jam shumë krenare që edhe lista e Alternativës është gjithëpërfshirëse dhe premton shumë për funksionimin e Asamblesë së ardhshme të Komunës së Gjakovës", tha ndër të tjera kryetarja Mimoza Kusari Lila.

Nga ana tjetër banorët e fshatit Moglic shprehen konsideratën e tyre për punën e deritanishme të kryetares, duke besuar se përkushtimi i saj do vijoj edhe për katër vite tjera në Komunën e Gjakovës.

Kusari Lila së bashku me kandidatët për asamblenë komunale, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar takime edhe në autoklubin HCR “Gjakova”, ku janë pritur nga garuesit e këtij klubi të cilët kanë arritur të marrin shumë çmime në kuadër të garave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu, Kryetarja Kusari Lila, ka takuar edhe klubin futbollistik “Dushkaja”, ku në bashkëbisedim me lojtarët dhe trajnerin e këtij klubi, është potencuar rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme të klubeve sportive dhe talentëve të rinjë.

“Jam e kënaqur që në mandatin e parë, përkundër të gjitha vështirësive kemi arritur që t’ju qëndrojmë pranë me mundësitë tona të gjitha klubeve sportive të Komunës së Gjakovës duke bërë kështu që të kemi një nivel tjetër të sportit në krahasim me katër vite më parë. Po ashtu e rëndësishme për ne mbetet vazhdimësia për të investuar në sa më shumë terrene sportive, në mënyrë që të krijojmë hapësira për avancimin e talentëve të rinjë, e që në këtë rast Gjakovës asnjëherë nuk i kanë munguar”, tha ndër të tjera kryetarja Kusari Lila.

Gjatë ditës së sotme, duke shfrytëzuar edhe motin me diell, kyetarja Mimoza Kusari Lila së bashku me kandidatët për asamblenë komunale, kanë mbjellur fidane në hapsirat e parkut të madh të qytetit, iniciativ kjo që është përkrahur edhe nga disa qytetarë të Komunës së Gjakovës. Me këtë rast kryetarja Kusari Lila ka thënë se projekti i parkut do të vazhdoj edhe gjatë vitit 2018, ku për pjesën tjetër të parkut janë paraprë të investohen edhe 120 mijë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme