Zgjedhjet lokale

Hajrullahu i frikësohet garës nga kundër kandidati Ahmeti në Lipjan

Descriptive Text

Kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së Ismet Hajrullahu, derisa ka hapur fushatën për zgjedhjet e 22 tetorit në fshatin Janjevë të dielën, ku edhe ka shprehur frikën ndaj kundër kandidatit të tij nga radhët e LDK-së Imri Ahmeti, raporton Gazetari i “Kohës Ditore” nga Ferizaj.

Hajrullahu me këtë rast ka thënë se sa më afër që po i ofrohen zgjedhjeve lokale aq më shumë po rritet angazhimi i LDK-së për t’i joshur votuesit duke e kërkuar mbështetjen e atyre të cilët ende nuk janë të përcaktuar.

Hajrullahu po ashtu ka shprehur frikën se kundër kandidati i tij nga LDK-ja duke i shantazhuar mësimdhënësit e stafin mjekësor po i obligon të dalin publikisht nëpër statutet e tyre private për ta mbështetur LDK-së dhe Imri Ahmetin.

“Më 22 tetor në garë për Lipjanin janë 5 kandidat, andaj janë vetëm dy shkolla qeverisëse: shkolla reformatore, dhe çlirimtare e PDK-së dhe shkolla tjetër shantazhuese dhe korruptive e LDK-së. Me gjithë respektin për kandidatët tjerë në përjashtim të kandidatit të LDK-së të gjithë të tjerët janë fryte të PDK-së. Ndërkaq sa më afër zgjedhjeve aq më shumë po rritet angazhimi i LDK-së për të joshur votuesit duke e kërkuar mbështetjen e atyre qytetarëve të cilët janë të pa përcaktuar. Duke i kërcënuar mësimdhënësit e stafin mjekësor me largim nga vendet e punës dhe duke i detyruar ata që të dalin publikisht nëpër statutet e tyre përkrahë Imri Ahmetit”, ka thënë Hjrullahu.