Kandidati i LDK-së për kryetar të Klinës nuk respekton vendimin e Mustafës

Kandidati i LDK-së për kryetar të Klinës nuk respekton vendimin e Mustafës

01 tetor 2017 17:12

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ditë më parë ka vendosur që të mos përdoren posterët në fushatë për zgjedhjet lokale.

Këtë vendim ai thotë ta ketë marrë bashkë me Shtabin zgjedhor dhe me kryetarët e degëve.

Lexo edhe: LDK s’do posterë në këtë fushatë

Por kandidati për kryetar të Klinës, Besim Hoti, duket se nuk po i përmbahet këtij vendimi.

Koha.net ka siguruar disa fotografi, ku shihet se në qytetin e Klinës, janë parë të vendosur disa posterë të këtij kandidati.

Image

Megjithatë, kreu i LDK-së gjatë ditës së djeshme ka thënë se do të publikohen të gjithë emrat e atyre që nuk e respektojnë këtë vendim e më pas do paguajnë dënimet.

Postimi i Isa Mustafës:

LDK do të publikojë emrat e atyre që nuk respektojnë heqjen dorë nga posterët, që dëmtojnë ambientin dhe buxhetin e partisë.

Do të kërkojmë që dënimet t'i paguajnë ata që thejnë rregullat dhe se nuk do të kërkojmë votë për ata/ato nga qytetarët dhe anëtarësia e LDK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme