Mustafa pyet çfarë bëri Ahmeti për kulturë, rini e sport

Mustafa pyet çfarë bëri Ahmeti për kulturë, rini e sport

01 tetor 2017 16:29

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili për dy mandate ka drejtuar Prishtinën është kthyer sërish pas për të treguar punët që kishte bërë në infrastrukturën sportive, në kulturë e për rininë.

E ka pyetur Vetëvendosjen dhe Shpend Ahmetin se çfarë bëri ai në këtë drejtim.

“LDK për katër vite në Prishtinë, në fushën e kulturës, sportit dhe rinisë bëri këto investime dhe shumë tjera më të vogla: 30 terrene sportive nëpër shkolla dhe 47 terrene sportive nëpër lagje; 11 kënde të lodrave për fëmijë; 4 fusha tenisi në Taukbashqe; Qendrën rekreative për fëmijë me 13 shtëpiza në Gërmi; Ndërtoi bibliotekën e Qytetit; Rinovoi Teatrin Dodona; Restaurimi i Xhamisë së Çarshisë; Restaurimi i Hamamit të Madh; Filloi ndërtimin e shtegut të vrapimit në 500 m në Tauk Bashqe, renovimin e Pishinës së Gërmisë, terrenet sportive për basketboll në Kodrën e Trimave në Bardhosh në Ajvali dhe në Vreshtat, 10 kënde të lodrave për fëmijë”, ka shkruar Mustafa.

“Shtrohet pyetja: Çfarë ndërtoi dhe krijoi Vetëvendosja në Komunën e Prishtinës në kulturë dhe sport, për katër vite, që të arsyetojë votën e qytetarit?”, ka thënë Mustafa.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme