Vllahiu premton qendër të re sportive në Prishtinë

Vllahiu premton qendër të re sportive në Prishtinë

01 tetor 2017 15:37

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Arbër Vllahiu, ka vizituar ekipin e futbollit të vajzave KFF “Kosova”, transmeton Koha.net.

Vllahiu atyre u ka premtuar se do të ndërtojë një qendër të re sportive dhe fusha të reja sportive-rekreative.

Ky është postimi i tij në Facebook:

“Një ditë e mbarë në ditën e studentit, të takojë ekipin futbollistik të femrave KFF Kosova, këtyre vajzave me kaq përkushtim për sportin. Këtyre studenteve të shkëlqyera. Përpara ndeshjes kampionale. Kaq entuziazëm dhe kaq dashuri për futbollin, por të shpërfillura dhe të papërkrahura. Femra është shtylla e shoqërisë sonë dhe ajo po jep shembullin se si ndërtohet me dashuri shumëçka në jetë, pavarësisht stigmatizimit dhe nënçmimit. Qeverisja e Prishtinës ka ngulfatur jetën e tyre, përkushtimin për të arritur rezultate për të qenë e barabartë në shoqëri. Do ta trefishojmë buxhetin komunal për sportin në tërësi, për rininë. Rimëkëmbje dhe revitalizim të stadiumeve në Prishtinë, kushte më të mira me terrene ndihmëse. Do ta ndërtojmë një qendër të re sportive në qytet edhe fusha të reja sportive-rekreative. Gjithçka që i mungon rinisë e edhe femijëve. Buxhetin do ta kthejmë në zhvillim në çdo fushë. #PërPrishtinën #50”.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Hasani02/10/2017 09:58

Me cka don me e pagu? Me morra?

Shto koment

Të ngjashme