Zgjedhjet lokale

Kurteshi: Nuk do të ketë tenderë për kompanitë që nuk respektojnë të drejtat e punëtorëve

Descriptive Text

Sami Kurteshi, kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit nga radhët e lëvizjes “Vetëvendosje”në një takim me qytetar është zotuar se do të punojë edhe në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe kompanitë të cilët nuk respektojnë ligjin e punës nuk do të marrin asnjë tender në qoftë se ata vijnë në pushtet.

“Ne kemi pasur takime me punëtorët edhe i kemi pyetur cilat janë problemet. Ata na kanë thënë që është kontrata është pushimi dhe sigurimi. Kjo është përgjegjësi e nivelit qendror mirëpo ajo çfarë ne mund të bëjmë si qeverisje komunale është se nuk do të japim asnjë tender për ato kompani që nuk respektojnë ligjin e punës. Kjo është çfarë ne mund të bëjmë”, ka thënë ai.

Ai është zotuar se në qeverisjen e tij do të ketë një kujdes te veçante për pensionistët, rininë, mësimdhënësit dhe kategoritë e tjera shoqërore si dhe transparencë gjatë qeverisjes komunale raporton korrespodenti i Kohës Ditore në Gjilan