Fatmir Rashiti premton administratë funksionale në Shtime

Fatmir Rashiti premton administratë funksionale në Shtime

30 shtator 2017 18:24

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Shtimes, Fatmir Rashiti, ka kritikuar qeverisjen aktuale se gjatë mandatit të saj ka shndërruar komunën në një vend ku nuk ka demokraci dhe ku anashkalohen vlerësimet e qytetarit.

Ai është zotuar se me ardhjen e tij në pushtet do të ketë një administratë funksionale, me teknologji informative të avancuar në shërbim më të mirë të qytetarit, shkruan KP.

Rashiti u shpreh se pikë tjetër kryesore e programit të tij do të jetë edhe arsimi, pasi që ky sektor është i politizuar.

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, u shpreh se programi i Rashitit do të ketë përkrahjen e plotë të Nismës.

Ai tha se janë të bashkuar për t'i dhënë një frymë të re komunës së Shtimes.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme