Nisma: Xhemajlaj godet sërish Lladrovcin

Nisma: Xhemajlaj godet sërish Lladrovcin

30 shtator 2017 15:45

Aderimet në Nisma për Kosovën – Dega në Drenas nuk kanë të ndalur, thotë vetë kjo parti në një komunikatë për media.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, Nisma po merr përkrahje gjithandej përditë e më shumë, kjo u dëshmua sot në selinë e Nismës, ku publikisht aderuan 5 personalitete të ndryshme të jetës publike në Drenas. Me ketë rast përveç kryetari të degës Isa Xhemajlaj dhe anëtarëve të Kryesisë, prezent ishte edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi”, thuhet në njoftim të kësaj partie.

“Sot zyrtarisht Nismës iu bashkuan personalitetet si në vijim: Behram Halilaj – Inxhinier dhe veprimtar, Gëzim Shishani – ish anëtar i PDK-së dhe zyrtar shumëvjeçar në Komunën e Drenasit, Bekim Mala – Veprimtar dhe ish-Kryetar i seksionit të PDK-së në Drenasin 2, Mustaf Hoxha – ish-Kryetar i seksionit të PDK-së në Nekovc si dhe Eqrem Berisha – Ish-anëtar i PDK-së si dhe veprimtar i dalluar nder vite në jetën publike”, thuhet më tej aty.

Me ketë rast, u mbajt një fjalë rasti nga kryetari i KK të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi si dhe kryetari Isa Xhemajlaj ku i falënderuan të gjithë të sapo aderuarit ku iu dorëzuan librezat e partisë dhe iu premtua bashkëpunimi i ngushtë tani e tutje duke iu dhënë hapësirë e merituar e punës për gjithsecilin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme