Zgjedhjet lokale

Vllahiu: Në vend të kunjave do të mbjell pemë

Descriptive Text

Kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Arbër Vllahiu, është zotuar se gjatë mandatit të tij qeverisës do të punojë që në kryeqytet të ketë më shumë zona gjelbërimi, pasi që gjendja aktuale është shumë e pakënaqshme.

Ai gjatë fushatës zgjedhore tha se në vend të kunjave do të mbjellë pemë, transmeton ksp.

“Prishtina është mbytur dhe ngulfatur, dhe askush nuk i ka dalë zot”, ka thënë Vllahiu.

Vllahiu kritikoi qeverisjen aktuale duke thënë se nuk ka mbajtur zotimet e saja për kryeqytetin, pasi që Prishtina duhet qeveriset nga njerëz, të cilët punojnë pa interes.

Gent Begolli, bartës i listës për Prishtinën, tha se AAK është e vetmja parti me të cilën qytetarët janë të kënaqur. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin kandidatët e kësaj partie për asamblistë dhe kryetar të komunës.