Nisma në Podujevë prioritet zhvillimin e bujqësisë

Nisma në Podujevë prioritet zhvillimin e bujqësisë

29 shtator 2017 21:52

Kandidati i Nismës për kryetar të komunës së Podujevës, Xhemajl Hasani, duke shpalosur programin e tij qeverisës, tha se gjatë mandatit të tij të ardhshëm katërvjeçar do të fokusohet në ekonomi, bujqësi, mirëqenie sociale, zhvillim rural, infrastrukturë, rini, kulturë, sport.

Duke folur për sektorin e arsimit, kandidati i Nismës u zotua se mandatit të tij qeverisës do të depolitizojë arsimin dhe do të largojë nepotizmin dhe klientalizmin në punësimin e kuadrit, duke punësuar kuadrot të kualifikuara dhe krijimit të hapësirës së mjaftueshme shkollore në përputhje me standardet evropiane.

Zhvillimi i bujqësisë do të jetë prioritetet tjetër për kandidatin e Nisma për të parin e komunës së Podujevës, duke krijuar kushte për zhvillim jo vetëm për lavërtari, por edhe për blegtori, pemëtari dhe për kultura tjera bujqësore. Ai ndërkaq u zotua se do të ketë edhe rritje të numrit të ambulancave dhe krijim të kushteve të mirëfillta në sektorin e shëndetësisë, përfshirë edhe menaxhimin profesional të qendrave të klinikës familjare. Ai ka premtuar edhe rregullimin e planeve urbane dhe rregullimin e rrugëve të fshatrave, investime në rrjetin e ujësjellësit në çdo fshat, si dhe trajtimin e ujërave të zeza përmes ndërtimit të kolektorëve.

Hasani tha se Nisma do të fokusohet edhe në zgjerimin e kapaciteteve sportive me ndërtimin e qendrave sportive, stadiumeve dhe fushave sportive, subvencionimin e klubeve sportive. Ai ka ftuar qytetarët e Podujevës që më 22 tetor të votojnë Nisma për Kosovën dhe kandidatët për asamble komunale.

Ndërsa, Çerkin Dugolli nga Nisma, ka thënë se kjo parti mbështet fuqishëm kandidaturën e Hasanit për të parin e komunës, për të cilin beson se do të jetë një kryetar i denjë për të drejtuar komunën e Podujevës në katër vjetët e ardhshëm për të gjithë qytetarët e saj. Ai tha se Nisma në Podujevë vjen me një frymë të re politike, e cila ka listën më kredibile për të marrë besimin e qytetarëve për zgjedhjet e 22 tetorit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme