Zgjedhjet lokale

Limaj në Fushë Kosovë: Nuk vijmë me premtime mashtruese

Nisma për Kosovës ka hapur fushatën zgjedhore në Fushë Kosovë, ku kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se beson që fryma e ndryshimit, në të cilën është përfshirë Kosova, do të duhej që Fushë Kosova të ishte pikë e nisjes së ndryshimit.

“Ka shumë gjëra që duhet të zgjidhen në vendin tonë dhe në komunën e Fushë Kosovës dhe njerëzit presin që t’iu listojmë jo vetëm problemet, por edhe zgjidhjet e problemit”, tha Limaj, transmeton ksp.

Limaj po ashtu tha se ne nuk vijnë me fjalë të mëdha nuk vijnë me premtime mashtruese, por me i ofrua Fushë Kosovës ekipin që bënë zgjidhje për problemet e qytetarëve të Fushë- Kosovës.

Kandidati për kryetar në Fushë Kosovë, Driton Ademi tha se Nisma ka hyrë në kursin e demokracisë zhvilluese dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë kandidatët e Nismës për Kosovës, sepse do të jenë bashkëpronar në qeverisje.

Ai po ashtu tha se Nisma për Kosovë garon me kandidatë të kualifikuar me mjekë, veteranë të luftës, akademikë, listë kjo e cila do e begatoj jetën institucionale të Fushë Kosovës.