Zgjedhjet lokale

Vllahiu premton përmirësime në lagjen Tophane

Descriptive Text

Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu, ka vizituar sot lagjen Tophane.

Vllahiu ka premtuar se në këtë lagje do të bëjë përmirësime, duke thënë se do të zgjidhë probleme si ajo e mbeturinave, deponive të grumbulluara, trotuaret dhe qentë endacakë.

Postimi i Vllahiut në Facebook:

Në lagjen Tophane, të Prishtinës, me qytetarin. Duke e ndje problemin e tij. Do ta zgjidhim infrastrukturën, parkingun, problemin e nxënësve në shkollën ‘Meto Bajraktari’, me rrezikun nga trafiku i parregullt dhe përdorimi i lëndëve narkotike në mjediset e shkollës. Do ta zgjidhim problemin e mbeturinave, deponive të grumbulluara, trotoaret dhe do ta zgjidhim problemin e qenve endacake. Do të ndihmojmë bizneset, do të rishikojmë buxhetin e komunës dhe ta përshtatim me nevojat e qytetarëve. #PërPrishtinën me dinjitet. #50