Veseli: Totaj, kryetar i të gjithë qytetarëve të Prizrenit

Veseli: Totaj, kryetar i të gjithë qytetarëve të Prizrenit

29 shtator 2017 15:30

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me kandidatin, njëherësh kryetarin e ardhshëm të Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë ditës së djeshme takuan strukturat dhe simpatizantët e nëndegëve “11 Marsi”, “2 Korriku” dhe Petrova, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Totaj siguruoi se forca e ndryshimit do të vazhdojë në këto lagje duke përmbyllur furnizimin 24 orë me ujë dhe duke investuar në infrastrukturën përcjellëse. Gjithashtu foli për programin që lidhet me Fondin e Punësimit si një mundësi e të rinjve, grave dhe bizneseve ekzistuese.

Entuziazmi i të pranishmëve në këtë takim elektoral është tregues i qartë që PDK, vazhdon t’i prij karvanit të fitoreve të njëpasnjëshme dhe se po faktohet si forcë e parë politike dhe pakonkurrente, në Prizren. Platforma e Totajt do të realizohet përmes përkrahjes së numrit 94, në zgjedhjet e 22 tetorit dhe se ky triumf është i padiskutueshëm meqë Shaqir Totaj ka lidhur pak me qytetarin e Prizrenit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme