Kusari-Lila thotë se Gjakova s’ka pasur përkrahje nga Qeveria

Kusari-Lila thotë se Gjakova s’ka pasur përkrahje nga Qeveria

29 shtator 2017 15:28

Kryetarja Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në një takim të përbashkët pensionistët e Gjakovës me të cilët ka bashkëbiseduar rreth qeverisjes katër vjeçare si dhe planet për programin e ardhshëm qeverisës, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Kusari-Lila ka theksuar se edhe përkundër vështirësive të shumta të qeverisjes lokale dhe mos përkrahjes nga qeveria e Kosovës, ne kemi arritur të bëjmë projekte madhore në interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Komunës së Gjakovës!

Po ashtu, para të pranishmëve ajo ka prezantuar edhe listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale nga Alternativa për të cilën ka thënë që është lista më e mirë dhe gjithëpërfshirëse që ka prezantuar ndonjë subjekt politik deri më tani.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme