Pensionistët kërkojnë nga Pacolli zgjidhjen e problemeve të tyre

Pensionistët kërkojnë nga Pacolli zgjidhjen e problemeve të tyre

29 shtator 2017 15:19

Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 22 tetorit, është takuar sot me përfaqësues të pensionistëve dhe invalidëve të luftës, nga të cilët ka dëgjuar problemet me të cilat përballen ata.

Pacolli ka thënë se ka të vështirë të shohë pensionistët tek e presin në një bodrum për të biseduar me të.

"Unë po iu them se nuk e di me çfarë fytyre vijnë ata që kanë qenë para meje, sepse mua me vjen marre me ju pa këtu ku jeni tash. Nëse sot Qeveria e Kosovës i gëzon këto pallate, ju jeni ata që na i keni ofruar ato pallate, infrastrukturën. Unë nisem prej prindërve të mi, nuk do të kisha mund me i lënë këtu", ka thënë Pacolli.

Kryetari i Degës së Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Luftës, Nezir Musliu ka kërkuar barnatore enkas për pensionistët, e cila do të ofronte barna pa pagesë për pensionistët, të cilët pothuajse gjatë gjithë kohës përdorin terapi mjekësore.

"Gjendja e pensionistëve ka mbetur pas dore. Është përbuzur kjo gjeneratë e pensionistëve. Kemi kërkesa, por ato themelore që janë, nuk kemi ku të takohemi, të lexojmë shtypin, të luajmë shah. Unë besoj se çdo kandidat që ofron program më të mirë për pensionistë, atë do ta përkrahim", ka thënë Musliu

Komentet

Shto koment

Të ngjashme