Nisma vazhdon fushatën në fshatra të Prizrenit

Nisma vazhdon fushatën në fshatra të Prizrenit

29 shtator 2017 13:47

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha , i shoqëruar nga deputetja e kuvendit të Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj dhe nga kandidatët për kuvend komunal, Egzon Shabanaj dhe Ibrahim Poniku, ishin në Malësinë e Vrrinit (Lybeqevë), njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Aty ata bënë thirrje për të ndryshuar gjendjen, kaotike thanë, në komunën e Prizrenit, që tash e sa vite lëngon nga një qeverisje e inkriminuar, qeverisje kjo që ka lënë gjurmë për të keq edhe në pjesën e Vrrinit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme