Totaj në Prizren takohet me zjarrfikësit, u premton kushte më të mira

Totaj në Prizren takohet me zjarrfikësit, u premton kushte më të mira

28 shtator 2017 18:51

Kandidati për kryetar komune, nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, në vazhdën e takimeve intensive me qytetarët e komunës së Prizrenit dhe të shërbyesve komunal, sot e vizitoi edhe shërbimin e zjarrfikësve në Prizren, ku i cilësoi ata si heronj që kujdesen për sigurinë tonë dhe të pronave tona.

Totaj u premtoi atyre se do të angazhohet edhe më shumë për kushte më të mira të punës për ta dhe pajisje më të reja që të minimizojmë rreziqet.

“Gjatë qeverisjes Totaj, të gjithë shërbyesit, sidomos zjarrfikësit do të kenë një vëmendje dhe trajtim të posaqshëm, për shkak të punës së tyre me rrezik dhe angazhimit të palodhshëm, në shërbim të qytetarëve të komunës, në çdo kohë”, ka thënë Totaj.

Platforma e Totajt dhe vizioni i PDK-së, ku në listën e prioriteteve do e ketë edhe trajtimin e duhur të shërbyesve dhe lehtësimin e punës së tyre, do të mund të realizohet vetëm me përkrahje të numrit 94, në zgjedhjet e 22 tetorit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme