Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli, vizitoi sot Qendrën për autizëm në lagjen Arbëri të komunës së Prishtinës. Ai u njoftua për së afërmi me disa nga fëmijët e prekur me autizëm si dhe u njoftua me gjendjen e tyre.
“Është një vazhdimësi që më shtyn të jem sot këtu bashkë me ju, si nga aspekti familjar, që ne kemi pas konsideratën më të lartë ndaj jush si organizatë. Mirëpo sot në një cilësi tjetër, si kandidat për kryetar të Prishtinës dua të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të qenë afër jush dhe për të ju garantuar kushte më të mira në funksion të lehtësimit të sfidave që i përballni çdo ditë në komunën e Prishtinës” u shpreh Pacolli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoObjekti i kësaj qendre të autizmit është ndarë në kohën e fundit nga komuna e Prishtinës dhe Pacolli uron që kjo të mos jetë një iniciativë politike.
“Me sa e di unë ky është një objekt që e keni marrë tani në kohën e fundit, në dy muajt e fundit dhe uroj që kjo të mos jetë një iniciativë politike, por të jetë një iniciativë që duhet t’i shërbejë këtij komuniteti që ne e kemi obligim” tha Pacolli.
Ai shtoi se në cilësinë e kryetarit të komunës së Prishtinës, ju garanton se do të ketë një konsideratë të shtuar ndaj kësaj kategorie dhe do të gjendet mundësia e ndihmës materiale dhe akomodimi, transporti e mbështetje tjera të nevojshme ndaj kësaj kategorie.
janë fëmijët tanë dhe ne nuk duhet në asnjë mënyrë t’i shohim ndryshe”, theksoi Pacolli.
Përfaqësuesi nga kjo qendër u shpreh se sfida më e madhe për momentin është financimi, ngase thotë se kjo qendër kryesisht financohet nga prindërit, ku prindërit obligohen të paguajn trajtimin sipas mundësive që kanë.