Zgjedhjet lokale

“Shoqatat e dala nga lufta do të kenë përkrahjen e Hotit”

Kandidati i LDK-së për kryetar komune, z. Besim Hoti i shoqëruar nga kryetari i Degës së LDK-së në Klinë, Fadil Gashi, vizituan sot shoqatat e dala nga lufta në këtë komunë, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Hoti takoi Hajdin Balajn, kryetar i OVL - UÇK-së në Klinë dhe Xhavit Dautin, nënkryetar i OVL - UÇK-së para të cilëve Hoti premtoj angazhim institucional për shoqatat e dala nga lufta. Ai theksoi se kjo kategori e respektuar do të ketë mbështetje të vazhdueshme në projekte. Ndër të tjerash, Hoti gjithashtu premtoi që gjatë qeverisjes së tij do të krijoi një linjë buxhetore në kuadër të buxhetit të përgjithshëm komunal për këtë kategori.

Kryetari i OVL-së se UÇK-së në Klinë, z. Hajdin Balaj falënderoi kandidatin për kryetar, z. Besim Hotin për vizitën, si dhe e uroj për një fushatë të qetë dhe korrekte.