Vllahiu premton qasje të plotë në çdo shërbim për personat me aftësi të kufizuara

Vllahiu premton qasje të plotë në çdo shërbim për personat me aftësi të kufizuara

28 shtator 2017 15:36

Kandidati për kryetar të Prishtinës, z. Arbër Vllahiu, gjatë vizitës së tij në Shoqatën e të verbërve dhe me të pame të dobësuar të Kosovës' dëgjoi hallet dhe problemet e shumta, me të cilat ballafaqohet ky komunitet.

i personave me aftësi të kufizuara do të ketë qasje të plotë në çdo shërbim, përfshirje në punësim, qasje në çdo vend, çdo objekt, transport publik të përshtatshëm për këtë kategori, sinjalistikë, trotuare. Shkopi i bardhë do të trajtohet me dinjitet. Do të jetë pjesë e barabartë e shoqërisë dhe komunitet i vlerësuar. Zgjidhja për problemet, hallet, shqetësimet e tyre është me vizionin tonë për të ardhmen e qytetit. #PërPrishtinën e integruar dhe gjithëpërfshirëse" , thuhet në njoftimin e kandidatit të AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiut.

Vllahiu vizitoi edhe shkollën fillore "Elena Gjika". Ai u takua me drejtorin e Shkollës, z. Fisnik Thaqi dhe bashkëbiseduan për zgjidhjet e domosdoshme të shkollave, në tërësi në Komunën e Prishtinës.

x

Komentet

Shto koment

Të ngjashme