Kandidati i LDK-së lagjen Ilirida premton ta kthejë në qendër të dytë të Mitrovicës

Kandidati i LDK-së lagjen Ilirida premton ta kthejë në qendër të dytë të Mitrovicës

28 shtator 2017 12:52

Kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, z. Safet Kamberi, dje ka pasur një ditë të ngjeshur me aktivitete parazgjedhor. Në kuadër të fushatës së tij, bëhet e ditur se ai ka bashkëbiseduar me banorët e Lagjes Ilirida, të cilëve u ka shpjeguar programin qeverisës në të cilin parashihet që kjo lagje të jetë qendra e dytë e Mitrovicës. Siç është shprehur ai, aty do të investohet në infrastrukturën bazë - do të shtrohen të gjitha rrugët dhe rrugicat e saj, do të ndriçohen gjithashtu të gjitha rrugicat e lagjes, do të ndërtohet një çerdhe e re publike, si dhe linja e transportit urban , e cila do të përfshijë të gjithë rrugën kryesore të lagjes Ilirida.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, z. Safet Kamberi, ka takuar edhe anëtarët dhe udhëheqësit e Hendikosit, me të cilët ka bashkëbiseduar për hallet dhe problemet e tyre.

Ky rikujtoi se gjatë kohës sa ishte ministër i MPMS ka nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e objektit të Hendikosit, kur parashihet që, ndër të tjera, të punësohen disa fizioterapeutë, të cilët do të kujdesen për ta. Ai u zotua se do të jetë këmbëngulës në zbatimin e Ligjit për që 1 nga 50 të punësuar të jetë me aftësi të kufizuar.

Anëtarët e Hendikosit, sipas njoftimit nga shtabi zgjedhor i Kamberit, njëzëri e mbështesin Safetin për kryetar të Komunës.

Në mbrëmje,kandidati për kryetar të Mitrovicës, Safet Kamberi, ka takua strukturat e degës së LDK-së në Mitrovicë me të cilët ka biseduar për aktivitetet e fushatës dhe nga të cilët ka kërkuar që programi i saj të shkojë te secili qytetar, në mënyrë që ata të shohin se oferta e tij është më e mira.

Në këtë takim ishte prezent edhe kryetari i LDK-së, z. Isa Mustafa.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme