Zgjedhjet lokale

Tubime elektorale të PDK-së në Klinë

Dega e PDK-së në Klinë sonte shpalosi programin zgjedhor para anëtareve dhe simpatizantëve në lagjen “ Dukagjini” dhe “Arbëria” të Klinës, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

U bë prezantimi i kandidatit për kryetar komune nga dega e PDK-së Sokol Bashota dhe 29 kandidatëve për anëtar në Kuvendin e Komunës.

Bashota u shpreh i bindur në rrugëtimin e përbashkët edhe për katër vite tjera në qeverisjen e Klinës dhe premtoi se do të realizoi gjitha projektet e nevojshme për këto dy lagje.

Ndër të tjera Bashota, premtoi asfaltimin e rrugës unazore nga kryqëzimi Prishtinë-Pejë-Gjakovë deri të Fabrika e Farërave, që zbraz nga qarkullimi i automjeteve qytetin e Klinës, pastaj ndërtimin e një çerdhe në lagjen “ Arbëria’ si dhe ndërtimin e një shkolle nga klasa 1-5 nëse gjendet lokacioni.

Po në këtë lagje Bashota ka premtuar edhe shtrirjen e rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit në ato pjesë ku mungon. “

Sipas tij fitorja u dedikohet qytetarëve. “ Oponentët tjerë nuk i njohin e as nuk i dinë hallet e juaja. Komunën tonë nuk guxojmë ta lëmë në duar të atyre që Klinën dëshirojnë ta kthejnë mbrapa e as në dorë të atyre që djegin institucionet e vendit të ndërtuara me djersën e juaj”, tha Bashota