Haziri pret fitore në Gjilan

Haziri pret fitore në Gjilan

27 shtator 2017 20:38

Lutfi Haziri, kryetar i Komunës dhe kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe për një mandat qeverisës, ka marrë sot mbështetjen e qindra grave të Gjilanit, në tubimin madhështor të organizuar nga Forumi i Gruas i partisë në Gjilan. I impresionuar me mbështetjen, Haziri pati disa fjalë për rivalët, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

“Jam krenar me mbështetjen tuja, zonja e zonjusha të Gjilanit. Imagjinoni, më masiv është ky tubim i grave të LDK’së sesa se i dy partive rivale bashkë që patën në tubimet e tyre zbehta. Ju jeni ato që i jepni vulën e fitores së LDK’së, sikur në vitin 2013. Kjo fotografi t tregon fotografinë e komunës sonë”, tha kryetari Haziri, duke shtuar se LDK është Lidhje dhe emblemë e krenarisë që e ka bërë Gjilanin oazë europiane.

Ai theksoi se Gjilani, më 22 tetor, do ta dëshmojë besëlidhjen e re dhe fitoren plebishitare të LDK’së.

Kryetarja e FG të LDK’së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi, e falënderoi kryetarin Haziri, për, siç tha, hapësirën e madhe që u ka dhënë gruas në vendimmarrje.

“Gruaja ka pasur hapësirë të mjaftueshme në qeverisjen e Gjilan. Falë mbështetjes së Hazirit, Kuvendit të Gjilanit i kanë prirë dy gra sepse është njeri europian, di ta cmoj gruan, familjen dhe të gjithë”, tha Bunjaku Rexhepi.

Lirije Kajtazi, kryetare e FG në nivel qendror, tha se kjo sallë e mbushur tregon për identitetin e LDK’së, Gjilanit dhe identitetin europian.

“Kandidatet për këshilltare të LDK’së janë më të mirat në mesin tuaj dhe uroj që të gjitha zonjat e zonjushta të barten në Asamble. Luta gjithmonë e ka njohur barazinë mes gjinive dhe barazinë mes njerëzve dhe e ka promovuar në vazhdimësi. Prandaj ju që e keni mbushur këta sallë, jeni identiteti i LDK’së, Kosovës dhe identiteti europian. Kështu kanë dashur ta shohin Gjilanin dhe Kosovën, Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani”, theksoi Kajtazi.

Ish kryetarja e Forumit të Gruas së LDK’së dhe ish deputetja, Gjylshene Berisha, pohoi se “ne nuk kemi ecur vetë, kemi ecur bashkë, burra e gra dhe me rininë. Kam besim në ju dhe pres me padurim ta shoh fitoren e madhe të LDK në krye me Lutën”.

Në këtë tubim janë prezantuar edhe 13 kandidatet femra nga radhët e LDK’së për asamble komunale

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme