Rashiti premton një qeverisje ndryshe për Shtimen

Rashiti premton një qeverisje ndryshe për Shtimen

27 shtator 2017 18:44

Me synimin për një qeverisje transparente, kandidati i pavarur për kryetar të Shtimes i mbështetur nga Nisma, LB dhe AAK-së, Fatmir Rashiti ka garantuar përfshirjen e qytetarëve në qeverisjen e qytetit.

Ai këto premtime i ka bërë me rastin e shpalosjes së platformës zgjedhore në qytetin e Shtimes, me ç’rast janë prezantuar edhe kandidatët për asamble komunale të këtij qyteti.

Rashiti ka thënë se ka hyrë në garën për kryetar të Shtimes, në mënyrë që qytetarëve t’ua kthejë shpresën, dhe qytetit t’i sjellë përmirësim dhe modernizim në qeverisje, transmeton kp .

Rashiti, ndër të tjera, ka thënë se keqqeverisjen e kaluar duhet dërguar në shtëpi duke premtuar se nëse zgjidhet kryetar i Shtimes, do të çlirojë qytetin nga diktatura e fundit, siç e quan ai.

I pranishëm në këtë tubim zgjedhor ishte edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi i cili tha se bashkimi i subjekteve politike në përkrahje të kandidatit të pavarur të Shtimes do ta bëjë këtë qytet të matet me standardet e qyteteve më të zhvilluara në Kosovë.

“Edhe kësaj here bashkimi i subjekteve politike në komunën e Shtimes, bashkimi i qytetarëve rreth një kandidati, rreth një programi do të arrijë që Shtimen ta bëjë qytet i cili do të matet me standardet e qyteteve më të zhvilluara të Kosovës, këtë e them për shkak se kam parasysh dy nivelet e pushtetin atë qendror dhe lokal”, ka thënë Isufi.

Fatmir Rashiti ishte nënkryetari i Komunës së Shtimes e mbante edhe postin e anëtarit të PDK-së.

Është larguar nga këto dy pozita si rezultat i pakënaqësive që kishte nga udhëheqja aktuale e kësaj komune.

Komentet

Dardan28/09/2017 08:52

Me vjen keq per kete njeri nuk vlen komenti negativ per te sepse ky edhe veten nuk poe njeh tashme, aq posht ka rene , PDK eshte adekuate per Shtimen edhe do te jet gjithmone Z. Naim Ismajli urime sepse kunderkanditet tu jan Maturante hehe!!!

Shto koment

Të ngjashme