Mustafa në Prizren optimist në fitore

Mustafa në Prizren optimist në fitore

27 shtator 2017 16:52

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në Prizren ka kaluar një dekadë e qeverisjes së keqe duke iu referuar qeverisjes nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ai këtë e tha në një postim në Facebook, ku ndër të tjera u shpreh optimist në fitoren e LDK-së në këtë qytet në zgjedhjet e 22 tetorit.

“Ka kaluar një dekadë e qeverisjes së keqe në Prizren. Me fitoren e Hatim Baxhakut dhe kandidatëve të LDK-së për këshilltarë komunalë, më 22 tetor, Prizrenit do t’i kthehet qeverisja e drejtë, e shëndoshë dhe që garanton prosperitet”, shkruan Mustafa.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme