Kryetari i Rahovecit Idriz Vehapi ka premtuar që nëse del fitues në zgjedhjet e 22 tetorit, do të bëjë angazhime shtesë për plotësimin e kërkesave legjitime të SBASHK-ut për këtë komunë.
Ai gjatë një takimi me delegacionin e SBASHK-ut, ka lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut duke theksuar se vazhdimisht është munduar që përmes dialogut me përfaqësuesit e SBASHK-ut në këtë komunë të realizojë kërkesat brenda mundësive buxhetore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDelegacioni i SBASHK-ut, i cili udhëhiqej nga kryetari Rrahman Jasharaj, i kanë kujtuar Vehapit obligimet që kanë pushtetet lokale për ta realizuar në tërësi Kontratën Kolektive të arsimit të Kosovës.